Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë do të jetë  - Valenton Nrecaj, kuzhinier. Ai do të flas për temën, “përgatitja e supës së ftohtë në ditët e nxehta”.

Kurse, Flora Xhemani-Baba, gazetare e turizmit në Shqipëri flet për “Turizmi në Shqipëri, dhe ndikimin e pandemisë atje”.

Artrit Bytqyi- kurator flet për hapjen e ekspozitës,  “Mosquito Vapor Trails””
drejtpërdrejt nga “Paper Gallery”.

 

Mysafiri tjetër me radhë është, Besim Aliu, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, i cili do të na njofton me atë se çfarë moti na pret ditët në vijim.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme