Konfirmohet fitorja e Vuçiq në Serbi, shqiptarët fitojnë tri mandate
BKT
Lajme

Konfirmohet fitorja e Vuçiq në Serbi, shqiptarët fitojnë tri mandate

Komisioni Zgjedhor i Serbisë miratoi sonte raportin për rezultatet e përgjithshme të zgjedhjeve për deputetë, sipas të cilit shtatë lista zgjedhore hynë në parlament.

Pjesëmarrja në votime ishte 48.93 për qind dhe më shumë vota fitoi lista elektorale "Aleksandar Vuçiq - Për fëmijët tanë" 60.65 për qind ose 188 mandate, pasuar nga lista zgjedhore "Ivica Daçiq - Partia Socialiste e Serbisë (SPS), Serbia e Bashkuar (JS) - Dragan Markoviq Palma" me 10.38 për qind ose 32 ulëse.

Lista zgjedhore "Aleksandar Shapiq - Fitorja për Serbinë" fitoi 3.83 për qind ose 11 ulëse, lista "Aleanca e Hungarezëve Vojvodina - Istvan Pastor" fitoi 2.23 për qind ose 9 ulëse.

"Alternativa Demokratike Shqiptare - Lugina e Bashkuar", fitoi 26.437 vota ose 0.82 për qind, duke marrë tri mandate. "SDA Sanxhak - Dr. Sulejman Uglanin" gjithashtu hyri në parlament me 24.676 vota ose 0.77 për qind duke marrë tri ulëse.

Lista "Akademik Muamer Zukorliq - Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit (PSP) - Partia Demokratike e Maqedonasve" fitoi një për qind ose katër mandate.

Të drejtë vote në zgjedhjet e mbajtura më 21 qershor dhe 1 korrik, patën mbi 6,5 milionë qytetarë.


MË SHUME NGA Lajme