Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë do të jetë - Valenton Nrecaj, kuzhinier. Ai do të flas për temën, “përgatitja e supës së ftohtë në ditët e nxehta”.
Kurse, Flora Xhemani-Baba, gazetare e turizmit në Shqipëri flet për “Turizmi në Shqipëri, dhe ndikimin e pandemisë atje”.
Artrit Bytqyi- kurator flet për hapjen e ekspozitës, “Mosquito Vapor Trails””
drejtpërdrejt nga “Paper Gallery”.
Mysafiri tjetër me radhë është, Besim Aliu, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, i cili do të na njofton me atë se çfarë moti na pret ditët në vijim.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























