Problemi nuk është tek Amerika por tek ne!
Sharr Travel

Problemi nuk është tek Amerika por tek ne!

Stuhia e -kalimeve dhe ndryshimeve në SHBA ka filluar në vitet nëntëdhjetë. Dhe atë pikërisht në raport me Ballkanin, dhe aq më shumë në raport me intervenimin e NATO në Kosovë.

Pikërisht pas kësaj Amerika kërcënohet në NewYork, në Washington e tutje, nga terrorizimi. Ndodh ajo që kurrë nuk kandodhur në historinë e njerëzimit - Kullat Binjake.

Më pastaj kjo kalon në kërcënim të vazhdueshëm të sigurisë, paqes dhe mirëqenies amerikane, kërcënim të përditshëm nga terrorizmi.

Si do të mund të ndodhte ndryshe pos të zgjidhej për president dhe të orientohej një Amerikë në mbrojtje ndaj kërcënimit që i bëhej dhe po i bëhet. Si do të reagonte secili njeri apo secili vend në botë po të kërcënohej vetë siguria e tij, përpos të reagohej kundër kërcënimit.

Presidenti DonaldTrump është pikërisht Amerika, ndoshta, paradoksalisht, jo SHBA-të, por ai është votuar nga populli amerikan i cili e jeton Amerikën, e vuan Amerikën dhe po ashtu e ka të vetmin atdhe Amerikën. Pra ka një dallim ndërmjet SHBA si administratë dhe të Amerikës si popull i cili e jetëson dhe e vuan në të njëjtën kohë edhe SHBA e edhe Amerikën.

Sigurisht që janë të diskutueshme shumë nga sjelljet, vendimet, dhe politikat e SHBA nën presidencën e DonaldTrump, por pse të mos e shohim këtë si reagim amerikan, reagim të Amerikës ndaj kërcënimit të vetë saj.

Presidenti DonaldTrump është pikërisht reagimi i njeriut dhe amerikanit ndaj kërcënimit personal.

Kjo më së miri e dëshmon se populli i një vendi është organizëm i cili reagon si ndaj kërcënimit dhe po ashtu edhe ndaj padrejtësisë si në rastin e Kosovës.

Në të vërtetë Presidenti Trump është orientimi i popullit të Amerikës ndaj krizave, çarjeve dhe luftërave globale në bashkëkohësinë tonë. Është orientim në vetëmbrojtje në dëm të politikës.

Në të vërtetë derisa edhe ISIS ka kaluar në politikë, derisa edhe Talibanët mund dhe negociojnë, derisa agresorët dhe kriminelët si Serbia, si shtet, kanë arritur edhe të akuzojnë viktimat e tyre, kjo është kohë e politikës direkte, kjo është kohë e vetëmbrojtjes dhe e zgjidhjeve të prera, dhe të pa politizim të tyre.

Është e domosdoshme të përsëritet se Amerika është shumë lehtë të kritikohet, dhe se sidomos ne e marrim lirinë për të kritikuar Amerikën tepër lehtë, por duhet marrë në konsiderim edhe popullin amerikan, jo vetëm si viktima më e madhe e terrorizimit por sidomos si viktima më e madhe e pjesëmarrjes së saj në zgjidhjen e konflikteve globale dhe me këtë të politikave të saj të jashtme.

Megjithëse  e frikshme, orientimi i amerikanëve ndaj vetëmbrojtjes, dhe atë në zgjidhje sa më të prerë, sa më të pa politizueshme, sa më direkte, e frikshme për ne si popull i vogël i cili është i varur nga shumë faktorë politik ndërkombëtarë, së paku duhet të mbajmë shpresën e mikut,  i cili nuk na tradhtoi asnjë herë.

Në të vërtetë problemi ynë me Amerikën është se kemi një mik më të madhin në botë, e se ky është problemi ynë - për t’i besuar dhe për ta kuptuar atë. Amerika ka zgjedhjen e saj, jemi ne që varemi nga ajo, është shumë lehtë e dukshme, dhe shumë lehtë a kapshme, por tejet vështirë për t’u jetësuar.

Autor: Ballsor Hoxha