14:50 / 06.07.2020
Shkarkohet Sejdiu, Bordi emëron Valbon Krasniqin ud. të drejtorit të SHSKUK
Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Basri Sejdiu, është shkarkuar ditës së sotme, ka njoftuar SHSKUK.
“Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, njofton se në mbledhjen e mbajtur sot, me 6 korrik 2020, ka marrë vendim ta shkarkoj nga detyra dr. Basri Sejdiun drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. Shkarkimi vjen si pasojë e performancës jo të kënaqshme dhe mos përmbushjes së detyrave të punës. Në vend të dr. Sejdiut, ushtrues detyre i drejtorit është caktuar dr. Valbon Krasniqi, mjek specialist i infekologjisë”, njoftoi SHSKUK.























