Kryeministri Hoti pritet nesër në Paris nga presidenti francez Macron
BKT
Lajme

Kryeministri Hoti pritet nesër në Paris nga presidenti francez Macron

Kryeministri  Avdullah Hoti do të udhëtojë sot për në Paris, ku nesër, më 7 korrik 2020, do të takohet me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron.

“Pritja zyrtare që bëhet enkas për kryeministrin e Republikës së Kosovës në Pallatin Elize (Palais de l’Elysée) në Paris, Pallati presidencial i Francës, tregon kujdesin dhe përkushtimin e Presidentit Macron ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj euroatlantike”, thuhet në njoftimin e qeverisë.


MË SHUME NGA Lajme