​Osmani bashkëbisedon me Zyrën e OBSH-së në Kosovë
BKT
Lajme

​Osmani bashkëbisedon me Zyrën e OBSH-së në Kosovë

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka mbajtur sot një takim virtual me Sergei Koryak, zyrtar ndërlidhës i OBSH-së në Kosovë, si dhe me zyrtaren profesionale të emergjencave, Isme Humolli, me të cilët ka biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe OBSH-së për menaxhim e suksesshëm të COVID-19.

Osmani ka njoftuar zyrtarët e OBSH-së në lidhje me iniciativën ligjore të ndërmarrë me qëllim që vendimet për masat antiCovid të kenë bazë ligjore, teksa organet e rendit të kenë mundësinë e veprimit aty ku hasen shkelje.

Gjithashtu, në këtë takim u potencua rritja e fokusit ndaj sektorit të shëndetësisë, ngase pandemia nuk ka përfunduar, ndaj veprimet e vonuara mund të shkaktojnë efekt zinxhiror dhe dëme më të mëdha.

Palët diskutuan edhe për rëndësinë e shembullit që duhet të paraqesin liderët institucionalë, duke respektuar masat mbrojtëse, për të ndërtuar një normë të re të sjelljes në kohë pandemie, thuhet në një komunikatë për media.


MË SHUME NGA Lajme