Haradinaj: I pikëlluar për vdekjen e Goranit

Haradinaj: I pikëlluar për vdekjen e Goranit

Një ngushëllim për vdekjen e Hajrullah Goranit, kryesindikalisti që organizonte punëtorët kosovarë në kohën e pushtimit serb, e ka përçuar nëpërmjet rrjeteve sociale edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se vdekjen e Goranit e priti me pikëllim.

“Me pikëllim mora lajmin se paska ndërruar jetë Hajrullah Gorani.  Do e kujtojmë gjithmonë si profesorin që edukoi brezat, kryesindikalistin që organizoi punëtorët kosovarë gjatë kohës së okupimit, por edhe si përkrahës e frymëzues i Luftës Çlirimtare”, ka shkruar ai.

Po ashtu, Haradinaj i ka shprehur ngushëllimet familjes Gorani për vdekjen e familjarit të saj.

“Ndajmë dhembjen me familjen Gorani dhe të gjithë bashkëveprimtarët e Dr. Hajrullahut. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar në fund ai.