Avdyli thirrje Isa Mustafës: Vendoseni shpëtimin e jetëve të qytetarëve

Avdyli thirrje Isa Mustafës: Vendoseni shpëtimin e jetëve të qytetarëve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli ka adresuar kritika ndaj Qeverisë Hoti në lidhje me menaxhimin e pandemisë Covid-19, si pasojë e të cilit vazhdon rritja e vdekjeve dhe infeksioneve të reja në nivel vendi.

Ai në një postim në Facebook ka bërë apel që sa më shpejtë të miratohet ligji antiCOVID-19, si pjesë e luftës për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri në Kosovë. 

“Apeli im është për Isa Mustafën e të tjerët s’është vonë të dilni me një qëndrim që ky ligj të procedohet sa më shpejt në qeveri siç dolët për nevojën e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në fillim të pandemisë. Vendosni shpëtimin e jetës së qytetarëve para inateve e hakmarrjes së ulët. Tani është koha të vendosni luftën antiCovid edhe para bisedave për koalicione eventuale kundërstatutore”, ka shkruar Avdyli.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Të enjten që vjen mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës për aprovimin e marrëveshjeve ndërkombëtare e ligjeve tjera. Edhe pse jam në fazë të përmirësimit nga Covid nuk mund të marrë pjesë në seancë por dua ta shpreh zhgënjimin e thellë që edhe 33 ditë pas formimit të Qeverisë Hoti, Ligji Anti Kovid po pret në sirtar të Qeverisë.

Asnjë sqarim pse akoma nuk dorëzohet opinioni për këtë ligj, ku është pengesa për zotin Hoti apo pengesa është Isa Mustafa vetëm pse ky ligj ka autore kryeparlamentaren Osmani. Përtej emrit të autorit, si ajo qeveri e mëparshme dhe kjo e tanishme tani edhe kur filluan masat restriktive, ka nevojë për këtë ligj që të mos shkel kushtetutën dhe të krijoj mekanizma legal te luftimit të Covid 19. Ditët më tragjike sapo lamë pas . 

Dhjetëra të vdekur e qindra të sëmurë por kurrë sdo arrij të besoj që dikush akoma po mendon në hakmarrje personale duke bllokuar nje ligj që shpëton jetë. Thua se nuk mjaftoi përjashtimi i zonjes Osmani përmes gjyqit në mungesë përmes emailit por tani duhet edhe ta bllokojmë një ligj bazik për luftimin e Covid që më së shumti do i shërbente Qeverisë.

Na presin ti votojme edhe ligjet e masave ekonomike e marrëveshjet ndërkombetare por pa ligjin antikovid, çdo masë e luftës ndaj Kovid do jetë jashtekushtetuese dhe mangët. Prandaj sot apeli im është për Isa Mustafën e të tjerët sështë vonë të dilni me një qendrim qē ky ligj të procedohet sa më shpejtë ne qeveri siq dolët per nevojën e shpalljes se gjendjes së jashtëzakonshme në fillim të pandemisë. Vendosne shpëtimin e jetërave të qytetarëve para inateve e hakmarrjes së ulët. Tani është koha të vendosni luften Antikovid edhe para bisedave për koalicione eventuale kundërstatutore.


MË SHUME NGA Aktuale