VIDEO-Hoti publikon pamje nga pritja që ia bëri sot Macron në Elysee
Sharr Travel

VIDEO-Hoti publikon pamje nga pritja që ia bëri sot Macron në Elysee

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në profilin e tij zyrtar ka publikuar pamjet nga pritja shtetërore që i është bërë atij nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

“Pritja nga presidenti francez, Emmanuel Macron, në Pallatin e Elizesë”, ka shkruar Hoti.

Siç kanë konfirmuar nga zyra e Hotit në Prishtinë, takimi me Macron ishte planifikuar të mbahej në orën 11:30.

Temë kyçe e takimit besohet të ketë qenë dialogu Kosovë-Serbi.


MË SHUME NGA Aktuale