Si të ndaloni së ngrëni
Sharr Travel

Si të ndaloni së ngrëni

Stresi dhe situata e pasigurt që po shoqëron gjithë botën ka krijuar probleme të mëdha në mënyrën se si njerëzit ushqehen. Gjithnjë e më tepër individë po drejtohen drejt ushqimeve të shpejta, që përmbajnë shumë kalori dhe janë të dëmshme.

Gjithashtu një zgjidhje alternative janë edhe ëmbëlsirat, si një mënyrë e mirë për të luftuar stresin dhe shqetësimin.

Por ekspertët shprehen se duhet që të hiqni dorë nga ky zakon i keq i ushqyerjes dhe të krijoni zakone të reja të shëndetshme ushqyerje.

Ata rekomandojnë edhe disa artikuj ushqimorë që nuk duhet të shmangni gjatë ditës.

Bajame

Bajajmet konsiderohen si zgjedhja ideale në momentin që ndiheni të uritur në mes të vakteve. Ato janë një burim i shkëlqyeshëm i fibrave, vitaminës E dhe magnezit.

Xhinxher

Pjesa më e madhe e njerëzve preferojnë që çajit t’i shtojnë edhe pak xhinxher. Ai konsiderohet si mjaft i shëndetshëm dhe i shkëlqyeshëm për shëndetin e përgjithshëm të një personi. Xhinxheri ndihmon në proçesin e tretjes dhe ju bën të ndiheni më mirë gjatë ditës.

Kafe

Kafeja dihet se largon ndjesinë e urisë dhe prandaj shumë individë e konsumojnë atë shpesh gjatë ditës, sidomos kur duan të bien në peshë.

Por marrja e një sasie të madhe kafeine gjatë ditës konsiderohet e dëmshme dhe shkakton mjaft probleme në shëndet. Prandaj sugjerohet që të konsumohet vetëm një kafe në ditë. Ajo është e mirë për djegien e kalorive dhe ju ndihmon për humbjen në peshë. Por sigurohuni që të konsumoni kafe të zezë dhe shmangni qumështin dhe sheqerin.