Haradinaj-Stublla falënderon Norvegjinë për ndihmat
Sharr Travel

Haradinaj-Stublla falënderon Norvegjinë për ndihmat

Shefja e diplomacisë kosovare Meliza Haradinaj – Stublla sot zhvilloi një video-konferencë me ambasadorin norvegjez në Prishtinë Jens Erik Grondahl, të cilin e falënderoi për ndihmën me ventilatorë që Norvegjia i ka dhënë Kosovës, si dhe ndihmat tjera për menaxhimin e situatës me COVID-19.

“Me mirënjohje e falënderim për të gjithë përkrahjen e Norvegjisë ndaj Kosovës, e rikonfirmova nevojën për thellimin e bashkëpunimit tonë bilateral, duke çuar përpara agjendat tona ekonomike e politike”, tha Haradinaj-Stublla.


MË SHUME NGA Aktuale