Kosova dhe Franca nënshkruajnë dy marrëveshje bilaterale
Sharr Travel

Kosova dhe Franca nënshkruajnë dy marrëveshje bilaterale

Kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës ka nënshkruar dy marrëveshje bilaterale Kosovë-Francë.

Hoti ka treguar se njëra marrëveshje e mundëson zhvillimin e aktiviteteve në Kosovë të Agjencisë franceze për zhvillim, kurse tjetra e lejon punësimin e anëtarëve të familjeve të diplomatëve.

Njoftimi i plotë:

Pas takimit në Elysee, me Presidentin francez Emmanuel Macron, sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës kam nënshkruar dy marrëveshje bilaterale Kosovë-Francë. Nga pala franceze marrëveshjet u nënshkruan nga Sekretari i Përgjithshëm në MPJ, Francois Delattre.

Njëra marrëveshje e mundëson zhvillimin e aktiviteteve në Kosovë të Agjencisë franceze për zhvillim, kurse tjetra e lejon punësimin e anëtarëve të familjeve të diplomatëve. Me këtë marrëveshje vendosen bazat e bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Franceze për Zhvillim në sektorët si energjia, shëndetësia, sektori i ujit, teknologjia digjitale, trajnimi profesional etj.

Përveç mbështetjes që Franca i jep Kosovës nëpërmjet Bashkimit Evropian, këto dy marrëveshje shënojnë thellim konkret të marrëdhënieve bilaterale në mes dy vendeve.
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Francës janë duke përgatitur një numër marrëveshjesh, të cilat dëshmojnë kualitetin e shkëlqyeshëm të marrëdhënieve dypalëshe.


MË SHUME NGA Aktuale