19:58 / 07.07.2020
Thaçi viziton familjen e heroit Ismet Asllani
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi edhe sot ka vazhduar vizitat në familjet e dëshmorëve.
Ai këtë të martë ka shkuar në konakun e familjes së heroit të Ismet Asllanit në fshatin Hallaç i Vogël të Lipjanit.
“Një kafe në mesin e familjes së heroit Ismet Asllani dhe bashkëfshatarëve të Hallaçit të Vogël të Lipjanit, në kujtim të 20 martirëve. Lavdi e përjetshme të rënëve për liri! HTH”, ka shkruar Thaçi.























