Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sharr Travel

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Në pjesën e parë do të flitet për "Turizmi në Strugë, sa po respektohen masat atje?".

Kurse Fleta Baraku - zyrtare për komunikim në “Civikos”, flet për kampanjën  "#VENDOSEMASKËN".

Drejtpërdrejt, Florinda Gashi (7 45)

Jahja Lluka autor i librit, poet dhe veprimtar politik i çështjes kombëtare, flet për librin “Eja në pranverë”

Besim Ugzmajli - Regjisor, flet për premierën e shfaqjes “Kontrolli dhe makina e dashurisë”.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.