Kujdesi për flokët dhe disa zakone të këqija që duhet të shmangni
Sharr Travel

Kujdesi për flokët dhe disa zakone të këqija që duhet të shmangni

Të gjithë duan që flokët të jenë plot jetë dhe shkëlqim. Por flokët, ashtu si lëkura, kanë nevojë për kujdes dhe vëmendje të vazhdueshme.

Përdorimi i maskave të ndryshme në varësi të llojit të flokut konsiderohen të rëndësishme, por nëse nuk shmangni disa zakone të këqija të flokëve që bëni çdo ditë, nuk do të keni asnjëherë rezultatin që dëshironi.

Përdorimi i një peshqiri për të tharë flokët pas daljes nga dushi, mund të shkaktojë shumë dëm për flokët, sesa ju mund të jeni të vetëdijshëm. Këshillohet që të përdorni peshqirin vetëm për të larguar ujin e tepërt nga flokët dhe më pas lëreni që flokët të thahen vetë.

Një tjetër gabim që mund të bëhet shpesh është edhe larja e flokëve me ujë të nxehtë. Kjo i dëmton flokët sepse bën që rrënja e tyre të dobësohet. Uji i vakët është ideal dhe nëse mundeni lani flokët vetëm me ujë të ftohtë.

Gjithashtu ekspertët për kujdesin e flokëve këshillojnë që të keni kujdes me kapjen e flokëve. Nuk këshillohet të shtrëngoni shumë flokët sepse në këtë mënyrë tërheqni rrënjët dhe mund të shkaktoni rënie shumë të madhe të tyre.

Gjatë natës evitoni kapjen e flokëve, për një gjumë të qetë dhe për të shmangur dhimbjen e kokës gjatë ditës tjetër.