Fernando Alonso rikthehet në Formula 1
Kampioni i dyfishtë i Formula 1, Fernando Alonso do të kthehet në sport vitin e ardhshëm me Renault.
Spanjolli, që do të mbush 39 vjet më vonë këtë muaj, la F1 në fund të 2018 por gjithnjë e mbante derën hapur për një rikthim të mundshëm.
Ai do të kthehet në ekipin për të cilin fitoi dy titujt e tij në 2005 dhe 2006, transmeton lajmi.net.
“Është një burim i shkëlqyeshëm i krenarisë dhe me një emocion të jashtëzakonshëm po kthehem te skuadra që më dha mundësinë time në fillim të karrierës”, tha ai.
Alonso shtoi se përparimi i Renault këtë dimër u jep besueshmëri objektivave për sezonin 2022 dhe do të ndaj të gjithë përvojën e tij në garë me të gjithë, nga inxhinierët tek mekanikët dhe shokët e tij të skuadrës.
“Skuadra dëshiron dhe ka mjetet për t’u rikthyer në podium, ashtu si unë”, përfundoi ai.























