Romagnoli larg Milanit, e kërkon gjiganti anglez
Sharr Travel

Romagnoli larg Milanit, e kërkon gjiganti anglez

Manchester United është në merkato dhe kërkon të përforcojë repartin e mbrojtjes. Drejtuesit e “Djajve të Kuq” po mendojnë një partner për kapitenin Harry Maguire dhe deri më tani në listën e dëshirave janë tre emra.

Sipas raportimit të “ESPN”, trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer, është i bindur se Alessio Romagnoli është partneri ideal për Maguiren. Kapiteni i Milanit është në vendin e parë të listës, ku kujtojmë se italiani nuk ka munguar për kuqezinjtë asnjë minutë në këtë sezon të Seria A.

Dy emrat e tjerë janë Nathan Ake i Bournemouth dhe Tyrone Mings i Aston Villas. Romagnoli është favorit ndaj dy mbrojtësave të tjerë, por gjithashtu është më i vështirë për t’u arritur. Ende nuk ka asnjë ofertë zyrtare nga Manchester United drejt Milanit, por një e tillë pritet në ditët në vijim.