Deputetja e PDK-së preket nga COVID 19
BKT
Lajme

Deputetja e PDK-së preket nga COVID 19

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, është infektuar me COVID-19.

Ajo ka treguar nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Facebook për simptomat që kishte.

Postimi i plotë:

Të dashtun miq, pas testit negativ të javës së kaluar sot e kam ripërsëritur testin dhe kam dal pozitiv…

Kjo për faktin që tre ditët e fundit kam patur disa nga simptomat që e shquajnë këtë virus si:

Plogështi

Ethe

Temperaturë

Koll

Poashtu kam vërejtur aritmi të theksuar këto ditë…

Çfarë mund të ju them unë e që nuk e keni dëgju deri tani…Asgjë më shumë përtej se të kujdeseni për veten e të tjerët. Maska, higjiena e theksuar, distanca tashmë janë domosfoshmëri dhe mënyrë jetese.

Virusi ekziston. Do të jetë gjatë me ne, prandaj duhet të mësohemi të bashkjetojmë me te.

#lajiduart

#vendosemaskën

#mbajedistancen

p.s. për ata që i kam pas afër këto ditë uroj të mos sëmuren, e nëse po ta kalojnë me lehtësi.


MË SHUME NGA Lajme