Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sharr Travel

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafire e parë do të jetë Flutura Mustafa, poete, ideatore e cila do të flasë për dhurata të personalizuara, "Ndjenjë N'Kornizë".

Deutche Welle, do të jetë drejtpërdrejt.

Mysafir tjetër do të jetë Kreshnik Thaçi, ud. i drejtorit për Zhvillimin e Sektorit Privat në KIESA, i cili na tregon më shumë për lansimin e iniciativave për fuqizim digjital.

Po ashtu në një lidhje të drejtpërdrejt do të jetë Berat Rukiqi, kryetar i OEK-ut, i cili fletë në detaje të konsensusit politik për rimëkëmbjen ekonomike.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


 

 


MË SHUME NGA Aktuale