Haxhiu: Qeveria Hoti po dëshiron të mbajë klientelat korruptuese

Haxhiu: Qeveria Hoti po dëshiron të mbajë klientelat korruptuese

Një ditë pas dorëheqjes së disa prej anëtarëve të grupit të ekspertëve për Vetingun, ish ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se qeveria Hoti po dëshiron të mbajë klientelën korruptuese në sistem të drejtësisë duke parandaluar vettingun.

Përmes një konferencë për medie, anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje tha se kryeministri Hoti s’ka interes të luftojë korrupsionin.

“Në grupin e ekspertëve nuk ka pasur ndikim politik. Dorëheqja e djeshme e tyre e kam parë si të detyrueshme. Qeveria e paligjshme po vazhdon me planin e status-qous në sistemin e drejtësisë me qëllim të mbrojtjes së klientelave të korruptuese. Kjo qeveri po dëshmon se s’ka interes luftimin e korrupsionit

E pyetur nga KosovaPress se a do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e fundit të qeverisë Hoti për kufizim të lëvizjes, Haxhiu ndonëse tha se ajo është kundër Kushtetuese për shkak të gjendjes me pandeminë ende nuk kanë marrë vendim për të dërguar atë në Kushtetuese.