Mungesa e gjumit tek fëmijët ndikon në shëndetin e tyre emocional
Sharr Travel

Mungesa e gjumit tek fëmijët ndikon në shëndetin e tyre emocional

Sipas një studimi të ri, çrregullimet e gjumit tek fëmijët ndryshojnë disa aspekte të shëndetit të tyre emocional.

Profesori i psikologjisë nga Universiteti i Hjustonit, Candice Alfano tha: Për shkak të çrregullimeve të gjumit, kemi vërejtur ndryshime në mënyrën se si fëmijët i përjetojnë dhe shprehin emocionet e tyre. Por për habinë tonë, ndryshimet më domethënëse u vërejtën në reagimet e tyre ndaj stimujve të ndryshëm emocionalë.

Studiuesit përdorën metoda që i bënë fëmijët të shikojnë një gamë fotografish dhe klipesh filmike që përmbanin emocione pozitive dhe negative, teksa regjistronin se si fëmijët përgjigjeshin ndaj tyre.

Alfano thekson risinë e këtyre të dhënave dhe u shpreh se studimet e kryera nuk tregojnë shumë për mekanizmat specifikë, përmes të cilëve gjumi i pamjaftueshëm rrezikon shëndetin mëndor të fëmijëve.

Alfano thekson se si mungesa e gjumit mund të ndikojë në jetën e përditshme sociale dhe emocionale të fëmijëve.

Përvoja dhe shprehja e emocioneve pozitive janë thelbësore për miqësitë e fëmijëve, ndërveprimet e shëndetshme sociale dhe përballimin e situatave në mënyrë efektive. Gjetjet tona mund të shpjegojnë pse fëmijët që flenë më pak kanë më shumë probleme me miqtë e tyre”.

 Sipas Alfano, këto rezultate theksojnë rëndësinë për të vlerësuar dhe kultivuar zakone të shëndetshme të gjumit tek fëmijët.