20:06 / 09.07.2020
Ja si duket tabela e Superligës pas javës së 29-të
RTKLive
Drita e ka “blinduar” kreun e tabelës pas fitores së sotme ndaj Feronikelit, raporton RTKLive.com.
Gjilanasit munden skuadrën nga Drenasi (2-1), dhe tashmë kryesojnë tabelëm me 64 pikë, pesë më shumë së Ballkani që zë vendin e dytë.
Gjilani renditet në vendin e tretë pas fitores së djeshme kundër Prishtinës.
Ndërkohë, garë e ‘nxehtë’ po zhvillohet edhe mes skuadrave që gjendën në zonën e rrezikshme.























