05:48 / 10.07.2020
Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafire e parë do të jetë Flutura Mustafa - poete, ideatore. Ajo flet për DHURATAT E PERSONALIZUARA ”NDJENJË N'KORNIZË”.
Kurse Kreshnik Thaçi - ud. i drejtorit për Zhvillimin e Sektorit Privat në KIESA, flet për
LANSIMIN E INICIATIVËS PËR FUQIZIM DIGJITAL..
Berat Rukiqi - kryetar i OEK-ut, flet për
KONSENSUSIN POLITIK PËR RIMËKËMBJEN EKONOMIKE.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























