Vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës
BKT
Lajme

Vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës

Seanca e Kuvendit të Kosovës që ka nisur në mëngjesin e së enjtes, do të vazhdojë sot duke filluar nga ora 11:00.

Rendi i ditës

Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, (KOSTT),
Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë,
Shqyrtimi i Raportit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit-(ARRU) për vitin 2019,
Kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e Pandemisë së Virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për miratimin e buxhetit,
Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për shtatë (7) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të Pavarur të Mediave,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

Kurse, seanca ku do të raportojë kryeministri Avdullah Hoti dhe debat parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19, do të mbahet me fillim prej orës 16:00.

Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë, nëpërmjet:
 
·        Ueb faqes së Kuvendit,
 
·        Kanalit zyrtar të Kuvendit në youtube, si dhe
 
·        RTK-së, si medium publik. 


MË SHUME NGA Lajme