Nagavci: Hoti merr pjesë në samitin e Parisit pa platformë për dialogun
Sharr Travel

Nagavci: Hoti merr pjesë në samitin e Parisit pa platformë për dialogun

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka thënë se samiti virtual i Parisit po mbahet sot ndonëse Qeveria e Kosovës nuk ka publikuar asnjë platformë për dialogun, as ekip, as agjendë, as plan.

“Kemi sot në këtë samit Kryeministrin e Kosovës përballë Presidentit të Serbisë, i pari pa legjitimitet partiak, qytetar e institucional e i dyti me legjitimitet të plotë nga mbështetja qytetare në vendin e tij”

“Keq gjendja e brendshme, keq ajo e jashtme. Kjo gjë duhet të ndryshoj, shëndeti i qytetarëve, mirëqenia, mbështetja e ekonomisë janë këto ditë obligim parësor”, ka shkruar Nagavci në llogarinë e vet në “Facebook”.


MË SHUME NGA Aktuale