Si ndihmon boronica në kujdesin për lëkurën
Sharr Travel

Si ndihmon boronica në kujdesin për lëkurën

Boronicat njihen për shijen e tyre të mirë dhe përfitimet shëndetësore. Por ekspertët shprehen se boronica i sjell shumë përfitime lëkurës.

Ajo njihet për vetitë e saj anti-plakje, gjë që bën të mundur që lëkura të duket gjithmonë e freskët dhe e re. Përveç kësaj boronicat ndihmojnë në eleminimin e akneve. Nëse dëshironi të pastroni fytyrën tuaj në mënyrë natyrale çdo ditë, boronica konsiderohet si zgjedhja e duhur.

Ju mund të përgatisni gjithashtu një maskë për tonifikimin e fytyrës duke përdorur boronicat, për të zvogëluar çdo dëmtim të lëkurës. Për ta bërë këtë maskë, do të duhet të shtypni boronicat për të bërë një pastë të trashë. Aplikojeni pastën në fytyrë dhe lëreni për të paktën 20 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

Boronica bën të mundur largimin e qelizave të vdekura të lëkurës, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe e bën lëkurën tuaj të duket e freskët.

Gjithashtu mund të përzieni boronicat me pak lëng limoni dhe mjaltë. Aplikojeni këtë pastë butësisht në fytyrë dhe qafë dhe lëreni të qëndrojë për 15 minuta. Më pas e shpëlani me ujë të vakët dhe vini re një shkëlqim të freskët në fytyrë. Kjo mund të përdoret veçanërisht nga individët, fytyra e të cilëve është e yndyrshme. Këtë maskë mund ta përdorni të paktën një herë në javë.