7 ushqime për një fytyrë pa probleme dhe me shkëlqim
Sharr Travel

7 ushqime për një fytyrë pa probleme dhe me shkëlqim

Për një fytyrë plot shkëlqim dhe pa probleme është e rëndësishme të zgjidhni edhe ushqimet e duhura.

Ekspertët rekomandojnë një listë ushqimesh që i sigurojnë fytyrës mbrojtje dhe shkëlqim. Prandaj është e rëndësishme qe t’i përfshini ato në dietën tuaj të përditshme.

Çokollata 

Kakaoja e pranishme në çokollatë bën të mundur hidratimin e lëkurës dhe e bën atë të fortë dhe të butë. Rekomandohet të konsumoni çokollatën e zezë, e cila përmban një nivel të lartë flavonoids. Bëhet fjalë për një antioksidant, i cili është më i miri për një lëkurë të ndritshme.

Karrotat 

Karotat janë të pasura me betakaroten, e cila ndihmon për mbrojtjen nga rrezet Ultraviolet. Konsumimi i karrotave parandalon krijimin e një lëkure të thatë.

Kos

Kosi është plot proteina dhe ndihmon që lëkura të jetë më e fortë dhe më e plotë, gjë që mund të bëjë që ju të dukeni më të rinj gjatë gjithë kohës.

Bajamet

Bajamet mbrojnë lëkurën tuaj nga dëmtimi i diellit. Janë të pasura me vitaminë E dhe kjo i jep lëkurën tuaj elasticitet.

Brokoli

Vitamina C e pranishme në brokoli ndihmon në prodhimin e kolagjenit, i cili nga ana tjetër mban lëkurën të shëndetshme dhe të butë.

Gruri 

Gruri përmban antioksidantë që mbrojnë lëkurën nga dëmtimi dhë e bëjnë atë elastike.

Hudhra

Aroma e saj mund të mos jetë e mirë, por hudhra është plot polifenole mbrojtëse ndaj lëkurës, të cilat janë të domosdoshme për një lëkurë të bukur.