Çfarë duhet të keni parasysh për të qenë të suksesshëm në punë
Sharr Travel

Çfarë duhet të keni parasysh për të qenë të suksesshëm në punë

Nëse kohët e fundit nuk ndiheni energjikë dhe nuk po arrini rezultate të larta në punën tuaj, duhet të filloni të ndryshoni disa nga zakonet tuaja të përditshme.

1. Qëndroni larg telefonit dhe shpërqendrimeve të tjera gjatë punës.

Me kaq shumë stimuj të jashtëm, është shumë e vështirë të ruash përqëndrimin në punë. Sipas një studimi rezulton se qëndrimi në telefon, ose kthimi i mesazheve ul produktivitetin tuaj në punë. Studimi zbuloi se punonjësve ju deshën 15 minuta, që të përqëndroheshin sërish në punë, pasi kontrolluan një herë telefonin. 

2. Kini kujdes me ushqimin tuaj

Energjia juaj në punë dhe përqëndrimi varet së tepërmi edhe nga ajo që ju konsumoni gjatë ditës. Ushqimet në fastfood-e ndikojnë negativisht në produktivitetin në punë. Studimi tregon se truri funksionon më mirë në momentin që ju konsumoni ushqimi të pasur me antioksidantë, vitamina dhe minerale. Gjithashtu është e rendësishme dhe sasia që ju konsumoni. Këshillohet të hani ngadalë sepse në këtë mënyrë jeni më të vetëdijshëm për sasinë që hani. 

Studimi zbuloi se ata që hanë ngadalë hidratohen më shumë, gjë që është e rëndësishme, pasi edhe dehidratimi mund të ulë performancën tuaj të punës, me 25 -50 përqind.

3. Planifikoni çdo ditë dhe javë sipas përparësive

Studiuesit rekomandojnë  që çdo mbrëmje para gjumit të përcaktoni disa prej detyrave dhe përparësive të ditës tjetër. Kjo do ju ndihmojë të jeni më të organizuar.

4. Kryeni aktivitet fizik në kohën tuaj të lirë.