Si të eliminoni nga duart aromat e gatimit
Sharr Travel

Si të eliminoni nga duart aromat e gatimit

Gjatë periudhës së izolimit, mund të keni zbuluar se keni një pasion të ri dhe ai është gatimi. Por gjatë këtij gatimit, përdorimi i produkteve të ndryshme mund të shkatojë një erë të fortë dhe të keqe në duar.

Ajo erë mund të qëndrojë në duar për ditë të tëra, edhe pasi i keni larë me sapun dhe ujë. 

Pra, nëse po kërkoni disa mënyra të thjeshta për të hequr qafe erën, ja cila është mënyra e duhur.

1.Fërkoni duart me kripë: Fërkimi i duarve me kripë është mënyra më e lehtë për të hequr erën. E tëra çfarë duhet të bëni është të lagni paksa duart, në mënyrë që grimcat e kripës të ngjiten në pëllëmbët dhe gishtat. Më pas i shpëlani me ujë dhe era automatikisht do të zhduket.

2.Uthull dhe sode buke: A ka ndonjë gjë që nuk mund të bëjnë këta dy përbërës? Nëse dëshironi të hiqni qafe erën, veçanërisht atë të hudhrës, peshkut dhe qepës, përdorni këto dy produkte dhe do shikoni se era nuk do të jetë më.

3.Kafe: Kjo është veçanërisht e dobishme për ata që e duan kafen. Ju mund të përdorni disa kokrra kafe ose kafe pluhur në duar, për të hequr qafe erën. Më vonë, mund t’i lani duart me sapun dhe ujë.

4. Pasta e dhëmbëve: Epo ashtu si funksionon për dhëmbët tuaj, pasta e dhëmbëve mund të heqë aromën e keqe nga duart tuaja. Ajo çfarë duhet të bëni është  të aplikoni pastën në duar për disa minuta dhe më pas ta shpëlani me ujë. 

5. Limoni: Gjithçka që duhet të bëni është të prisni një limon në dy feta dhe ta aplikoni në duar, ose më mirë akoma, të përgatisni një lëng dhe ta aplikoni në mënyrë të barabartë në gishta dhe pëllëmbët tuaja. Ajo do të thithë të gjitha llojet e aromave, duke lënë pas një erë të këndshme.