Ndërroi jetë komediani i njohur, Johnny Beattie
Sharr Travel

Ndërroi jetë komediani i njohur, Johnny Beattie

Aktori skocez dhe komediani Johnny Beattie ka vdekur në moshën 93-vjeçare, njofton BBC.

Komediani thuhet se ka ndërruar jetë në Shën Margaret’s Hospice pranë Glasgow.

Ylli skocez vazhdimisht ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi kaloi gjashtë dekada në skenën e komedisë skoceze.

Aktori ishte shumë i njohur për rolin e tij si Malcolm Hamilton në “River City”.

Rolet të tjera të rëndësishme përfshijnë “Scotch & Wry” dhe “Rab C Nesbitt”. Në prill të 2015-ës, ai doli në pension, pasi punoi për më shumë se 60 vjet./Observerkult

Johnny kishte 33 vite i martuar me gruan e tij të ndjerë, Kitty. Kitty vdiq pas një beteje me kancerin në 1993. Çifti ka katër fëmijë.