Ja cilat janë vitaminat më të mira që ju duhen
Sharr Travel

Ja cilat janë vitaminat më të mira që ju duhen

Pamjaftueshmëria e vitaminave besohet të jetë një faktor i rëndësishëm në shfaqjen e pagjumësisë. Kjo e fundit ka pasoja të rënda në organizëm. Studimet kanë treguar se sëmundjet dyfishohen nëse njeriu fle më pak se 7 orë.

Nëse njeriu fle më pak se gjashtë orë, ky rrezik katërfishohet. Pagjumësia ndikohet jo vetëm nga stresi, puna dhe stili i jetesës. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për vitaminat që ju duhen që të keni një gjumë cilësor.

Vitamina C
Vitamina C është shumë e rëndësishme për sistemin imunitar. Studimet thonë se sasitë e pamjaftueshme të kësaj vitamine shkaktojnë pagjumësi dhe probleme me gjumin. Ekspertët rekomandojnë ngrënien e specave, agrumeve, kivit, lakrave të vogla dhe mangove për të marrë më shumë vitamina.

Vitamina B12
Vitamina B12 garanton shëndetin e nervave dhe rruazave të kuqe të gjakut. Ajo ndihmon në krijimin e energjisë në organizëm. Nivelet e ulëta të kësaj vitamine shkaktojnë probleme nervore, lodhje, çrregullime të gjumit, mpirje dhe luhatje të humorit. Sasia e rekomanduar e kësaj vitamine është nga 250 deri në 500 mikrogramë në ditë. Vitaminën B12 e gjeni edhe në ushqimet e mëposhtme, rekomanduar nga AgroWeb.org

Ushqimet me Vitaminë B12
• Sardelet
• Salmoni i egër
• Drithërat e plota
• Qumështi
• Kosi
• Djathi i bardhë
• Vezët

Vitamina D
Nivelet e ulëta të vitaminës D shkaktojnë probleme me gjumin. Ushqimet ku mund ta gjeni: Vaji i mëlçisë së peshkut, vaji i peshkut, produktet e pasuruara të bulmetit, drithërat e pasuruar.

Omega-3
Acidet yndyrore rekomandohen nga mjekët sepse përmirësojnë cilësinë e gjumit. Këto acide yndyrore i gjeni me shumicë tek peshqit, por edhe farat e ndryshme. Peshqit e rritur në ujëra të ftohta siç janë salmoni, sardelet, trofta, skumbria dhe harenga përmbajnë nivelet më të larta të acideve yndyrore. Gocat e detit, midhjet dhe gaforret përmbajnë gjithashtu sasi të mëdha të acideve yndyrore omega-3.