Disa mënyra për të kontrolluar rritjen e peshës pas menopauzës
Sharr Travel

Disa mënyra për të kontrolluar rritjen e peshës pas menopauzës

Është zhgënjyese: Të paktën 90 për qind e grave shtojnë 5 kilogram, mesatarisht – pasi të kalojmë në menopauzë.

Për ta ndaluar këtë të ndodhë ose për të zvogëluar nëse tashmë jeni në këtë proces, ndiqni këto këshilla të aprovuara nga ekspertë.

Hani mish të kuq

Mendoni se do të duhet të hani ushqime shumë më të vogla, më të lehta pas moshës 50 vjeçare për të mbajtur nën kontroll peshën tuaj? Jo e vërtetë!

Gratë pas menopauzës që konsumojnë 1,400 kalori çdo ditë dhe marrin 1/3 e atyre kalorive nga mishi i kuq, nga të njejtat kalori i largojnë deri në 10 kilogramë gjatë 90 ditëve, tregon studimi. Nuk ju pëlqen mishi i kuq? Në vend të kësaj, zgjidhni pula pa lëkurë, peshk ose proteina pluhur.

Shijoni pak djath

Të paktën 11 studime sugjerojnë se gratë që hanë ose pinë produkte qumështi ka më pak të ngjarë të fitojnë peshë kur kalojnë menopauzën dhe janë dy herë më të prirura të humbin peshë me sukses në çdo dietë.

Kombinimi i yndyrnave natyrore, kalciumit dhe aminoacideve në qumështin me yndyrë të plotë ju ndihmon të digjni sheqerin në gjak para se të shndërrohet në yndyrë të trupit, thonë studiuesit e University of Tennessee.

Lexo po ashtu:

Tre ushtrimet më të mira që të gjithë mbi moshën 50 vjeçare duhet t’i provojnë

Planifikoni stërvitje më të shkurtra

Stërvitjet super të gjata javore mund t’ju ​​kenë ndihmuar kur të keni qenë më të ri, por pasi keni arritur moshën 50 vjeçare, 20 minuta stërvitje të moderuar shtatë ditë në javë është në të vërtetë një zgjidhje më e mirë. /Telegrafi/