18:04 / 10.07.2020
Debati parlamentar për pandeminë shtyhet për të hënën
Kryeministri Avdullah Hoti të hënën pritet të raportojë në Kuvendin e Kosovës për situatën me pandeminë COVID 19 .
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë dakorduar që të shtyhet seanca për debatin mbi pandeminë të hënën në ora 16:00.
Kryetarja Vjosa Osmani tha se kryeministri Hoti duhet ta ketë në prioritet Kuvendin.
“Ne e kuptojmë kur ka angazhime si kjo e sotmja për video-samitin, mirëpo për asnjë tjetër nuk kemi mirëkuptim”.























