19:39 / 10.07.2020
Pas shortit të Ligës së Kampionëve, ky është mendimi i Guardiolës
Pep Guardiola ka folur pas hedhjes së shortit të UEFA Champions League.
Manchester City është në avantazh, pasi ndeshjen e parë e ka mposhtur 2-1 Real Madridin.
City në rundin tjetër mund të ketë punë me Juventusin, nëse “Zonja e Vjetër” e kalon Lyonin, derisa ekipi i Guardiolës Realin.
“Së pari duhet të luajmë kundër Real Madrid. Nëse mendojmë për raundin tjetër, mbretërit e kësaj gare do të na eliminojnë. Askush në Manchester City nuk e njeh Real Madridin më mirë se unë. Unë e di se si duhet të luajmë”, u shpreh Pep.























