22:19 / 10.07.2020
Thaçi: I uroj shërim të shpejtë Mustafës
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka uruar shërim të shpejtë liderit të LDK-së, Isa Mustafa, pasi ai ka njoftuar se është i prekur me COVID 19.
"Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ish kryeministrit Isa Mustafa i uroj shërim të shpejtë me rastin e daljes pozitiv me virusin Covid-19. Besoj që nën kujdesin personal dhe mjekësor z. Isa Mustafa do ta tejkalojë me lehtësi këtë sfidë. HTH", ka shkruar ai në Facebook.























