00:08 / 11.07.2020
Osmani thotë se hapi rast në polici për deputetin Ukaj
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, ka njoftuar se ka hapur rast në polici për deputetin e LDK-së. Xhavit Ukaj.
Ajo ka shkruar në Facebook se shpreson që Policia të merret sa më shpejt me rastin.
Postimi i plotë:
Ndaj deputetit që më ka kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale të paprecedent për një institucion si Kuvendi, kam hapur rast në polici. Shpresoj që organet e rendit të merren sa më shpejt me këtë rast, ndërkaq ne i kthehemi punës së Kuvendit të hënën në orën 14:00, sipas vendimit të Kryesisë së Kuvendit. Ka tema të rëndësishme me të cilat duhet të merremi, siç është menaxhimi i pandemisë dhe nuk lejoj asnjë person të papërgjegjshëm të më pengojë në kryerjen e detyrës zyrtare në përputhje me rregulloren e Kuvendit.























