00:15 / 11.07.2020
Eskalon debati mes Musliut dhe Pacollit
Në Kuvendin e Kosovës ka eskaluar debati mes deputetës së PDK’së Ganimete Musliut dhe Fitore Pacollit nga Vetëvendosje.
Deputetja e Ganimete Musliu është përplasur me deputetën e Vetëvendosjes Fitore Pacolli duke përdorur edhe fjalë të rënda.
Ajo i tha “mbylle gojën” Pacollit, për të cilën shprehje reagoi edhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.
Derisa Osmani i tha se nuk duhet përdorur gjuhë e tillë fyese, Musliu vazhdoi të thotë “Fitore mbylle gojën”, shkruan Gazeta Metro.
I menjëhershëm ishte reagimi i kryetaresë së Kuvendit, Vjosa Osmani e cila i tërheqi vërejtje Musliut për gjuhën e saj.























