Katër të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit
Sharr Travel

Katër të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Edhe katër të infektuar e kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.

Edhe pse Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik tash e sa ditë nuk i veçon rastet e vdekjeve, në bazë të shifrave të publikuara del se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe katër raste të vdekjes. Në fakt, në njoftimin e mbrëmshëm, ISHPK ka paraqitur numrin prej 97 rasteve të vdekjes nga Sars-Covid-2 në total,  derisa sonte kjo shifër është 101 raste të vdekjes nga ky virus, por që kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.

“Sot më 11 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 419 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 203 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 4.715 raste nga 27.723 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 101 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sot më 11 korrik 2020, janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.227 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.387”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.


MË SHUME NGA Aktuale