UÇK-së dhe bartësve të saj tu jepet çmimi Nobel për paqe
BKT
   Analiza & Opinione

UÇK-së dhe bartësve të saj tu jepet çmimi Nobel për paqe

Reagim: Halit Naxhaku, Veteran i UÇK-së dhe ish-i burgosur politik nga Ohri i R.M Veriut. 09.07.2020.

E dimë se nga presionet ndërkombëtare, u themelua Gjykata Speciale, ku një pjesë e deputetëve në Parlamentin e Kosovës edhe e votoi. Si të tillë të ketë kopentenca juridike.

Por si duket ajo tani më ka më shumë kompetenca politike se sa juridike. Kjo nga vet fakti se ngritja e « Aktakuzës » të pa konfirmuar, ndaj presidentit të R. së Kosoves zot.Hashim Thaçi, dhe ish-Kryeparlamentarit dhe kryatarit te PDK-së z. Kadri Veselit, komandantëve, pjestarëve dhe veteranëve tjerë po dëshmon se kjo gjykatë po ndjek vetëm pjestarët e UÇK-së, kinse për krimet që eventualisht mund të jenë bërë e që nuk kanë ndodhur kurrë ngase UÇK ka bërë luftë të drejtë e të pastër.

Dihet se në territoret e banuara me shqiptarë nën sundimin e ish-R.S.F.Jugosllavisë, u dënuan politikisht për vepra penale dhe kundravajtje më se 7.300 shqiptarë, me shumë vite dënim e me dekada, mbi 720.000 kaluan nëpër dyert dhe duart te policisë, kinse në të ashtuquajtura „biseda informative“, u larguan dhe u suspenduan nga puna shumë përsona, u helmuan mbi 7.000 nxënës, me qindra të tjerë vishin të vdekur nëpër arkivole nga shërbimi ushtarak, u mbyllën të gjitha shkollat dhe fakultetet në gjuhën shqipe, plagoseshin e vriteshin shumë patriotë, më vonë gjatë luftës u vranë më se 14.000 vetë, ne mesin e tyre shumë fëmijë dhe gra, të gjithë të pafajshëm dhe të pa mbrojtur, u dhunuan mbi 20.000 gra, u larguan me forcë mbi nji milion popullatë, u bënë mbi 400 masakrra, u bë një gjenocid i paparë, u djegën fshatra e qytete të tëra etj. etj...

Të gjitha këto në fund të shekullit XX, para syve të Europës dhe të botës. Në këto rrethana doli UÇK. Pra siç shihet nga vetç emri Ushtri Çlirimtare, e cila bëri luftë të drejtë dhe shumë të pastër, e cila doli në mbrojtje të popullatës civile te pambrojtur duarboshe e të pafajshme të rrezikuar me vdekje e zhdukje në çdo kohë! Kur një popull rrëmben armët, ka gjithmon të drejtë, sepse del nga vetë gjiri i popullit, del nga djemtë e vajzat më të mirë të tij, sepse del atëherë kur shterren të gjitha mundësite që problemet të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe forma demokratike, del atëherë kur i tërë populli është i mbështetur për muri e nuk ka zgjidhje tjetër, del domosdoshmërisht për te mbrojtur jetën e vet, të familjes së tij, pragun e shtëpisë, ta mbron embrionin e zhdukjes së kombit.

Pikërisht këtë bëri UÇK-ja, e këtë s`mund ta ndryshon askushi, as kjo Gjykatë Speciale as kushdoqofte tjetër ne botë!. Ngase është shkruajtur me gjakun e bijave dhe bijëve më të mirë i derdhur rrëke, për shtet, drejtesi e demokraci, për barabartësi me të gjithë popujt tjerë në këtë nënqiell. Po të ishte ndryshe ashtu siç po tentohet tç barazohet viktima me krimin, çlirimtari me agresorin edhe më keq të akuzohet dhe fajesohet viktima e të amnestohen dhe favorizohen, grupet paramilitare, grupet terroriste, policia dhe ushtria okupuese sërbe që bredhin lirshëm edhe pas 20 vjetësh kjo do të ishte absurd me i paparë i llojit të vet ndonjëherë në historinë e njerëzimit, do të ishte vetdështim para kohe edhe për vet Gjykatën Speciale, e gjykata te tjera, për faktorin Ndërkombetar dhe fitore për Sërbinë, Rusinë e aleatët e tyre tradicional!

E po të ishte edhe UÇK-ja e tillë si pala tjetër të gjithë e dinë se nuk do të mbete asnjë serb që banon në Kosovë sot i gjalle! Populli shqiptarë nuk është i tillë! Kurr nuk i ka rënë askujt asnjëherë ne qafë gjatë tërë historisë së tij! Edhe UÇK-ja, eproret dhe ushtarët e saj ishin, janë dhe mbeten të tillë, krenaria jone, te cilët bënë aq luftë të pastër, saqë faktori Nderkombëtar dhe bota demokratike u dha mbështëtje te plotë. Dëshmi më të mirë për pastërtinë e luftës se UÇK- së e verifikoi edhe vet NATO-ja që i dha mbështëtje të plotë dhe të parezervë, u rradhit në anën e UÇK-së, u bë më ta e bombardoi dhe granatoi për 72 dite rreshtë caqet e forcave serbe.

Gjykata Speciale për këtë kohë pas (20 vjeteve), gjegjësisht 5 vjeteve të themelimit të saj, është dashur që me kompetencat e saj juridike që i ka pasur, ka pasur kohë të mjaftueshme që ti ndriçoj, zbardh në tërësi dhe imtësi dyshimet e kryera dhe ti adresonte në adersën e duhur, në palën tjetër qe përmenda me lartë në mesin e serbeve që bën kërdi në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë e sidomos në Kosovë. Ndërkaq, pjestarët, udhëheqësit e UÇK, ushtarët, komandantët ndër ta Thaçin e Veselin ti shpallte të pafajshëm ashtu siç janë e siç do ti shpall nëse ngrihet e verifikohet Aktakuzë. Do të ishte fer dhe gjëja më e vogël që: bartësit dhe UÇK-ja te propozoheshin dhe tu ndaheshte ÇMIMI NOBEL PËR PAQE!, për mbrojtjen e jetëve, të njerëzve, fëmijëve, grave, pleqëve e popullates civile që kishte mbetur në mëshirën e askujt!

Ngase kah do që të shkosh nepër fshatra, qytete e vendbanime shqiptare, do të shohish verreza të reja të deshmorëve, të pushkatuarve, të viktimave të shumta që para dy dekadave të gjithë kanë qeneë të gjalla, varreza boshe të të pagjeturve, që familjet edhe më se 20 vjet ende janë nën ankth dhe presin drejtësi, e ajo drejtësi do të ishte më së paku kur të dënoheshin dorasoit e krimeve të kryera shpeshherë para syve të familjarëve, disa nga të cilët i njohin me emër dhe mbiemër, se i kanë pasur fqinjë!!! Nëse do të ishte sadopak bota e drejtë, atëherë edhe pse nuk është në kopetencat e saj, e duket e pa mundur megjithatë:

Kjo gjykatë speciale të propozon: UÇK-së,ti jepet ÇMIMI NOBEL PËR PAQE për mbrojtjen e civilëve,e Shteti serb te shpallet SHTET GJENOCIDAL, për gjithe ato që i ka bërë, për planin PATKOI, për Planin e shpërnguljes përtej Bjeshkëve të Nemura, për shprazjen e Kosoves, planin e tokës së djegur, boshatisjen e saj nga shqiptarët autokton dhe për popullsimin e saj me sërb për ta ndryshuar strukturen e popullatës! Në të kundërtën, publikimi i një pjese të pretenduar të aktakuzës së pa verifikuar, në hapsirë dhe kohë, ashtu si u prezentua kundër Presidentit Thaçi dhe kryetarit Veseli e kundër nëntë pjestarëve tjerë, e ftesa të shumta te pjestarëve te UÇK-së është PURO POLITIKE është e drejtuar kundër vet UÇK-së, Veteranëve të saj, Deshmorëve, familjeve të dëshmorëve, popullit të Kosovës dhe kundër shqiptarëve në tërësi, sado qe miopët dhe dalltonistët politik thuan dhe shkruajnë se kjo është e drejtuar ndaj individëve dhe jo ndaj UÇK-së! Kjo d.m.th. se akoma nuk i paskeni njohur fqinjët tanë sa duhet. Ata publikisht u deklaruan se: „Lufta e armatosur“ mori fund dhe se ne do ta vazhdojmë luftën politike“

Dhe ja kjo e fundit me gabimet dhe përcarjet tona po jep frytet e para te pala sërbe! I përgjërohem të gjithë kombit në këto momente të rëndësishme dhe shumë delikate për te gjithë në të dy shtetet tona te Shqipërisë Londineze, të Kosovës sakate, të gjysmës shteti shqiptare në R. M. Veriore, e ca copave tjera më shumë, te Kosovës Lindore, shqiptarëve të Malësisë së Madhe në Mal të Zi, Çamëri, Sanxhak e kudo ne Diasporë, të jemi vigjilente, të bëhemi BASHKË sa nuk është tepër vonë, të mos shikojmë interesa të ngushta, inate, teke, parti, sepse para se të dalin e themelohen ato e ne të ndahemi nëpër parti kemi qenë dhe jemi vëllezër të një gjaku, dhe se në këto momente vendimtare për te gjithë ne. Motoja dhe Partia e shqiptarëve është e duhet të jetë SHQIPTARIA.