Gucati dhe Kosnett flasin për veteranët e UÇK-së
Sharr Travel

Gucati dhe Kosnett flasin për veteranët e UÇK-së

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka zhvilluar një takim virtual me ambasadorin e SHBA`ve në Kosovë, Philip Kosnett, ku kanë biseduar për situatën e tanishme në vend dhe për veteranët e UÇK-së.

“Falënderoj edhe një herë ambasadorin për sinqeritetin e tij dhe përkrahjen që SHBA-të kanë ndaj Kosovës”, ka shkruar Gucati në Facebook.