Në Hagë do të duhej të gjykoheshin serbët
Sharr Travel

Në Hagë do të duhej të gjykoheshin serbët

Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se në Hagë do të duhej të gjykoheshin serbët.

Ai ka thënë se UÇK-ja ka bërë luftë të pastër dhe çlirimtare.

“Kosova nuk e ka vendin në Hagë. UÇK-ja ka bërë luftë të pastër dhe çlirimtare. Drejtësia nuk është drejtësi kur ajo është politike, selektive dhe monoetnike. Lufta e pastër e UÇK-së dhe vetë intervenimi i NATO-s kundër forcave serbe, më 1999, dëshmon karakterin e luftës së pastër dhe të drejtë të popullit të Kosovës dhe bijve dhe bijave të sajë, të cilët u sakrifikuan për liri, drejtësi, barazi, demokraci dhe pavarësi. Presidenti Thaçi dhe të gjithë liderët e luftës së fundit në Kosovë kanë mbrojtur nderin, pragun e shtëpisë dhe dinjitetin e qytetarëve të Kosovës, duke mos lejuar spastrimin etnik, dhunimet, vrasjen e mijëra civileve dhe shkatërrimin masiv të Kosovës nga barbaria dhe gjenocidi i forcave kriminale të Millosheviqit. Barazimi i xhelatit me viktimën dhe anashkalimi i qindra masakrave serbe në Kosovë, është padrejtësi, fyerje dhe njollosje e gjakut të dëshmorëve dhe martirëve të lirisë”, ka shkruar Bislimi.