Stuttgarti ia cakton çmimin Gonzalezit
BKT
Sport

Stuttgarti ia cakton çmimin Gonzalezit

Stuttgarti arriti të rikthehej me shumë vështirësi në Bundesligë për sezonin tjetër dhe menjëherë pas festës ka shpërthyer çështja “Nicolas Gonzalez”. 

Sulmuesi argjentinas, titullar i padiskutueshëm me 14 gola dhe 3 asiste, ka kërkuar largimin për të bërë një hap përpara në karrierën e tij, por drejtuesit e mendojnë ndryshe. Ata nuk duan të dobësojnë skuadrën në një kohë kur është e vështirë financiarisht për të gjetur alternativë dhe për më tepër vetëm me një ofertë prej 30 mln eurosh mund të pranojnë largimin e argjentinasit.