Kroacia me rol kyç e strategjik për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës
Sharr Travel

Kroacia me rol kyç e strategjik për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar sot një video konferencë me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić.

Siç njofton kumtesa ministrore, derisa ka rikonfirmuar rëndësinë e marrëdhënieve bileterale ndërmjet dy shteteve ministrja Haradinaj - Stublla ka vlerësuar se Republika e Kosovës është me fat që në procese të rëndësishme e ka pasur gjithmonë në krah shtetin kroat.

Ndërsa ka shtuar se “mbështetja e Kroacisë ka rol kyç dhe strategjik në të ardhmen Euro-Atlantike dhe është dëshmi se e kaluara dhe e ardhmja jonë është e lidhur ngushtë”.

Në kuadër të video konferencës, ministrja Haradinaj - Stublla dhe ambasadorja Barišić, janë dakorduar që të intensifikohet partneriteti dypalësh në të gjitha dimensionet, përfshirë edhe luftën e përbashkët anti-Covid 19


MË SHUME NGA Aktuale