Yo La Tengo vjen me muzikë të re
Sharr Travel

Yo La Tengo vjen me muzikë të re

Bendi indirok (indie-rock). Yo La Tengo, e ka publikuar një incizim të ri ambient në faqen e tyre të re Bandcamp.

Kënga e titulluar “James and Ira demonstrate mysticism and some confusion holds” u publikua mbrëmë njashtu edhe në faqen e tyre në Facebook.

“Kah fundi i prillit, teksa bota e jashtme po peshonte tek të gjithë, ne vendosëm që të tre mund të mblidheshim në Hoboken pa i shpërfillur rregullat e dhëna nga guverantori Murphy, dhe i vazhduam…’praktikuam’ nuk i hyn në hak, sepse nuk kemi bërë praktikë per se, dhe sidoqoftë ajo për cfarë do të praktikonim…luanim” thotë Ira Kaplan në shënimet anash këtij incizimi që kishte ardhur pas sesioneve të praktikës disa muaj më parë.