VIDEO - Ish- Ambasadori i Holandës: UÇK bëri luftë të ndershme
BKT
Lajme

VIDEO - Ish- Ambasadori i Holandës: UÇK bëri luftë të ndershme

"UÇK bëri diçka që ishte e ndershme për të luftuar, as më pak e as më shumë se për mbijetesë", ka thënë Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch.

Duke folur në një intervistë për RTK-në, ai e ka quajtur të çuditshme Gjykatën Speciale. 

“UÇK ishte një organizatë që u paraqit në fund të viteve ‘90-ta, sepse aktivitetet paqësore të Rugovës nuk patën rezultat dhe disa të rinj, ndër ta edhe presidenti Thaçi deklaruan se tanimë duhet rrokur armët, se vendi ynë do të shkatërrohet”, ka thënë ai.

“Do të doja të shfrytëzoja këtë mundësi të tregoj më shumë rreth kohës që isha në Kosovë kur raporti u publikua dhe isha shumë i befasuar, meqë së pari ishte jo mirë i shkruar dhe, në të vërtetë, nëse lexon këtë raport dhe ajo që më befason është që gjyqtarët thonë që të shikojnë krimet nga ana e UÇK-së, por jo edhe krimet nga serbët", ka thënë Bosch.

“Pika kryesore e aktakuzës është trafikimi me organet, ku lidhur me këtë më 2014 Knut Wiliamson, prokurori amerikan, konkludoi se nuk ka asgjë dyshuese rreth trafikimit me organe”. 

Ai ka sqaruar edhe pozicionin e tij kur ishte ambasador. 

“Në atë kohë isha ambasador dhe mund të më thonë se mbroja gjykatën, po sigurisht qe kam mbrojtur sepse isha ambasador dhe duhet zbatuar urdhrat nga lart”, ka theksuar Bosch.


MË SHUME NGA Lajme