22:42 / 15.07.2020
Çulev: Gjatë ditës u regjistruan 151 denoncime
Ministri i Brendshëm maqedon, Naqe Çulev nënvizoi se gjatë ditës së sotme që nga hapja e vendvotimeve e deri në mbylljen e tyre janë regjistruar 151 shkelje, 31 prej të cilave nuk janë konfirmuar.
“Procesi zgjedhor dhe masat e MPB-së, deri në ora 20:00 gjatë ditës, gjegjësisht nga hapja e vendvotimeve janë regjistruar 151 raste 31 prej të cilave nuk janë vërtetuar”, tha Naqe Çulev, ministër i brendshëm.























