Ronaldo mund t’i bashkohej kësaj skuadre për 500 mijë dollarë
Sharr Travel

Ronaldo mund t’i bashkohej kësaj skuadre për 500 mijë dollarë

Historia e futbollit është plot me mundësi të humbura. Klubet që humbën mundësinë e nënshkrimit me lojtarë të rinj dhe vite më vonë do të pendoheshin nuk janë të pakta.

Por, pak do të jenë po aq të habitshme sa historia e Merida dhe Ronaldo Nazario.

Siç thuhet nga ish-presidenti i këtij klubi, Jose Fouto, në librin “Historia e Mérida. 19 + 12 histori të epokës së saj të artë”, shkruar nga gazetari Jose Antonio Reina, kur “Fenomeni” ishte vetëm 16 vjeç dhe po dilte në pah te Cruzeiro, dikush afër klubit brazilian e kishte kontaktuar për t’i propozuar atë që sot do të shihej si “biznesi” i shekullit.

Ronaldo mund të blihej për 500.000 dollarë nga Merida. Është e vërtetë se atëherë kjo shumë dukej mjaft e madhe për një futbollist 16-vjeçar, i cili sapo kishte filluar të tërhiqte vëmendjen në futbollin brazilian, por duke parë se kush u bë më vonë, me siguri pendesa është e jashtëzakonshme.

Pra, Jose Fouto kishte në dorë udhëtimin mitik të Ronaldos me fanellën e Merida, po të paguante gjysmë milioni dollarët e kërkuar.