Delegohen gjyqtarët e fundjavës, ja kush drejton derbin Drita-Gjilani
Sharr Travel

Delegohen gjyqtarët e fundjavës, ja kush drejton derbin Drita-Gjilani

Janë publikuar gjyqtarë e xhiros së 31-të në IPKO Superligë.

Në sfidën kryesore, Drita – Gjilani, gjyqtarë do të jetë, Dardan Çaka.

Vushtrriasi në këtë takim do të jetë i ndihmuar nga treshja tjetër, Fatmir Sekiraqa, Edmond Zeqiri e Shpëtim Murtezi, transmeton Olle.

Kurse, në duelin tjetër, Ballkani – Prishtina, Gramos Shala do të jetë kryesor.

Ndërsa, Nuza, Berisha e Selimaj do të jenë në sfidën Trepça 89 – Llapi.