20:35 / 16.07.2020
Rubin: Thaçi s’ka kryer krime
Në një intervistë për mediet në Shqipëri ish-zëdhënës në DASH-it, James Rubin, thotë se aktakuzat kundër presidentit Hashim Thaçit janë të pafaktuara dhe se nuk beson në krimet masive të shqiptarëve ndaj serbëve siç po pretendohet në këtë aktakuzë.
“Nuk e kam pritur një aktakuzë të tillë, sepse nuk është parë asnjë fakt se presidenti Thaçi ka kryer ndonjë nga krimet e përmendura. Nuk kam parë fakte dhe dua të di fakte. Më vjen keq sepse kjo mund të ndërhyjë në bërjen e paqes në mes Kosovës e Serbisë”, deklaroimes tjerash James Rubin për mediet në Shqipëri.























